I impresionuar me punën, vizionin e përkushtimin e Fabrikës së Riciklimit të Plastikës “Reks” në Ferizaj, që sot vizitova, bashkë me drejtorin Arbër Bytyqi dhe shefin e grupit kuvendor, Arian Imeri, një gjigant i vërtet industrial, që eksporton produktin jashtë vendit të vlerësuar si më cilësorin, dhe natyrshëm duke krijuar mundësi të qindra vendeve të punës për të rinjtë ferizajas.
Në takimin që pata me drejtuesit shqiptarë dhe holandezë, Robert Kwakman, Ben Kras, Visar Ramajli, Lirijon Kadriu, Driton Ramajli, pashë profesionalizmin e lartë e guximin për të bartur mbi supe një sipërmarrje të tillë, të dobishme për mjedisin në radhë të parë por edhe një shtysë e jashtëzakonshme e zhvillimit ekonomik lokal.