Të nderuar qytetarë !
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit të Komunës së Ferizajt, t’ju urojë muajin e shenjtë të Ramazanit, të gjithë qytetarëve të besimit islam.
Uroj qe ky muaj i shenjte t’ju sjell të gjithëve paqe, dashuri dhe agjërim të lehtë. Muaji i shenjtë i Ramazanit pasqyron në mënyrën më të denjë bindjen fetare dhe sprovat e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimit fetar dhe shpirtëror.
Urojmë që ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit të kalojë me shumë paqe, lumturi e harmoni brenda familjeve tuaja. Agjërim të lehtë dhe Zoti qoftë me ju.
Urime !
Kryetari Aliu, uron të gjithë besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit