Në spitalin rajonal të Ferizajt, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me zv.ministrin e Arsimit Nehat Mustafën dhe Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Agim Berishën, kanë vizituar 21 nxënësit e shkollës fillore "Vezir Jashari", pas një aksidenti që ndodhi sot, duke u kthyer nga një kuiz diturie nga Prishtina.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke i uruar shërim të shpejt nxënësve, ka theksuar se nuk ka nevojë për panik për shkak se fëmijët nuk kanë lëndime të rënda.
Fëmijëve i është ofruar tretman i nevojshëm nga mjekët e urgjencës së Ferizajt, dhe vlen të theksohet se të gjithë këta nxënës janë jashtë rrezikut për jetë.
Njëzet e një nxënës të shkollës “Vezir Jashari” të Ferizajt, u aksidentuan sot pasdite në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër QMI-së. Një pjesë po kurohen në Ferizaj, ndërsa gjashtë prej tyre janë dërguar në QKUK. Aksidenti ndodhi derisa nxënësit po ktheheshin me një furgon nga Prishtina, ku kishin marrë pjesë në një test të gjuhës gjermane. Të gjithë nxënësit pësuan lëndime të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Fëmijëve i është ofruar tretman i nevojshëm nga mjekët e urgjencës së Ferizajt, dhe vlen të theksohet se të gjithë këta nxënës janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia tha se në aksident ishin përfshirë tri automjete, ndërsa njësiti i hetimeve të trafikut po e hulumton shkakun e përplasjes.
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, vizitoi nxënësit e shkollës fillore "Vezir Jashari" pas një aksidenti të ndodhur sot