Të nderuar, bashkëqytetarë të besimit të krishterë-katolik
Festa e Pashkëve, na bën të gjithëve të ndjehemi më të motivuar për të ardhmen tonë.
Duke rindjerë çdoherë lumturinë e ringjalljes së besimit e frymëzimit të përbashkët, si fryt i sakrificave, në këtë festë të shenjtë, ndjehemi të përkushtuar që mesazhit hyjnor të përkryer, të mundohemi t’i japin përmasën e perfeksionimit të natyrës sonë njerëzore, në drejtim të rritjes së vlerave të humanizmit, paqes, solidaritetit, dashurisë e begatisë.
Atdheu ynë, dita ditës po dëshmon vlerat e tij sociohistorike, të krijimit dhe shpërndarjes së idesë së virtytshme të qytetarisë njerëzore. Qyteti ynë, komuna jonë dhe të gjithë ne si qytetarë, nuk i fshehim synimet drejt arritjes së vlerave më të mira të rritjes së cilësisë së jetës sonë.
Kurdoherë jemi pranë thirrjes së dëshmorëve, plagëve të luftëtareve, dhembjes së martirizimit të bashkëkombësve tanë.
Në respekt të vlerave tona historike, ndjehemi të thirrur të vazhdojmë tutje së bashku, në mënyrë që synimet tona të përmbushen edhe më shumë në të ardhmen. Ndjehemi në këtë festë pranë miqve tanë ndërkombëtare të akredituar me angazhime në mesin tonë, e në mënyrë të veçantë me eprorët dhe ushtarët e SHBA-së, Të cilët, larg familjeve të tyre, pikërisht në qytetin tonë, manifestojnë vlerat e përkushtimit për paqen dhe drejtësinë.
Të dashur bashkëqytetarë të besimit katolik,
Festa e Ringjalljes, na kujton rrugën e vështirë të arritjes së një synimi. Na kujton se, pikërisht sakrifica është ajo e cila na ringrit prapë, duke na bërë edhe më të fortë në rrugën tonë. Ndaj, një porosi e tillë hyjnore, urojmë të mbetet gjithnjë rruga nëpër të cilën do të ecim, mënyra nëpërmjet së cilët do të jetojmë. Dhe testamenti për brezat tanë të ardhshëm.
Duke besuar në mirëqenie e begati të familjeve tuaja, të miqve tuaj dhe të më të dashurve tuaj, më lejoni që në emër timin dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës sonë, vëllazërisht t’ju uroj Festën e Pashkëve!
Paqi lumturinë e gëzimit të kësaj feste dhe kurajon të përballeni me sfidat e të ardhmes!
Gëzuar!
Ju falemnderit!
Me respekt, Agim Aliu, Kryetar i Komunës
Ferizaj, 30 mars 2013
Aliu: Festa e Ringjalljes, na kujton rrugën e vështirë të arritjes së një synimi. Na kujton se, pikërisht sakrifica është ajo e cila na ringrit prapë, duke na bërë edhe më të fortë në rrugën tonë. Ndaj, një porosi e tillë hyjnore, urojmë të mbetet gjithnjë rruga nëpër të cilën do të ecim, mënyra nëpërmjet së cilët do të jetojmë. Dhe testamenti për brezat tanë të ardhshëm.