Takimin e mëngjesit e pata sot me talenten e jashtëzakonshme ferizajase, pianisten Bora Zeqiri, nxënëse e shkollës “Vezir Jashari” dhe shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” me mësimdhënëse znj. Lejla Ajeti, e cila përveç çmimeve të shumta në Kosovë, së fundmi në garën e pianistëve të rinj “Artisti i ri” në Tetovë dhe “Tirana Talent” në Shqipëri, mori vendin e parë, pa lënë anash edhe pasionet e saj si modelizmi e programimi, duke e shoqëruar suksesi në gjithë veprimtarinë e saj.
Bora është një yll në ngjitje i skenës sonë artistike, mbështetja për të cilën është e pakursim.
