Kënaqësi e veçantë, të takoja Rektorin e Universitetit “19 Maji” në Samsun të Turqisë, Prof. Dr. Yavuz Ünal, me të cilin bashkëbiseduam për mundësitë e zhvillimit të programeve për shkëmbimin e studentëve si dhe potencialin zhvillimor të Universitetit të Ferizajt dhe Universiteteve të tjera në Kosovë, bashkëpunim nga i cili presim dobi të drejtpërdrejta dhe përgatitje të avancuar për tregun e punës, për dhjetëra të rinj.