
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm të në mes Komunës së Ferizajt dhe këtij fondacioni, përkatësisht marrëveshjen e tyre me Komunën e Ferizajt për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme.
Kryetari Aliu siguroi përfaqësuesit e Fondacionit Kosovar të Luksemburgut se bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt do të vazhdohet dhe se do të intensifikohet ofrimi i përkrahjes për zhvillimin e mëtejmë të bizneseve të vogla dhe të mesme.