Një bisedë të këndshme pata sot me drejtuesit e organizatës studentore “Unioni Demokratik Studentor” dhe Këshillin Studentor, studentët e Fakulteteve të Ndërtimtarisë dhe Inxhinierisë Mekanike, Laurant Mustafa, Riad Thaqi, Ardit Ramabaja, Qerim Islami, Elon Behluli dhe Behar Jusufi, padyshim, studentë të shkëlqyeshëm, me të cilët bashkëbiseduam për vizionin për qytetin, idetë kreative dhe zgjidhjet alternative të mundshme, diskutuam për programin tonë të mbështetjes së studentëve përmes bursave si dhe mundësitë për punë praktike si një qëllim i yni i përbashkët për fuqizimin e drejtimeve të tilla.