Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale ka pritur në një takim Kryetarin e Odës Ekonomike Angleze në Kosovë, Artan Llabjani, ish deputetit dhe Presidentit të nderit të Odës Ekonomike Angleze në Kosovë, John Grogan dhe drejtorit të investimeve në Odën Ekonomike Angleze në Kosovë, Arbnor Salihu.
“ Bashkëpunimet e ardhshme në plane e fusha të ndryshme ishin temë e bisedës që patëm, në pritjen që i organizova sot me bashkëpunëtorët e mi, Kryetarit të Odës Ekonomike Angleze në Kosovë, Artan Llabjani, ish deputetit dhe Presidentit të nderit të Odës Ekonomike Angleze në Kosovë, John Grogan dhe drejtorit të investimeve në Odën Ekonomike Angleze në Kosovë, Arbnor Salihu.
Ferizaj është opsion i parë për shumë nga investitorët evropian e më gjerë, e ne jemi të gatshëm të krijojmë klimën e kushtet e nevojshme për të sjellë investime”, është shprehur Kryetari Aliu.