I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ekipin e Agjensionit zhvillimor lindje në krye me Almir Hysenin drejtor ekzekutiv, për kontributin e dhënë deri tani komunës sonë në përfitimin e granateve të Bashkimit Evropian.
Por në të njëjtën kohë kryetari Aliu kërkoi që Agjensioni zhvillimor lindje, pjesë e së cilit është edhe komuna jonë të rris aktivitete, të shtoj angazhimet që numri i granteve të rritet në të ardhmen, pasiqë komuna jonë ka shumë potenciale zhvillimore të pashfrytëzuara të cilat kërkojnë mjete për ti funksionalizuar ato. Gjithashtu kryetari Aliu para përfaqësuesve të AZHR-Lindje paraqiti gatishmërinë që stafi i tij, do të jetë për herë i gatshëm për të bashkëpunuar në funksion të realizimit të synimeve në këtë drejtim .
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit Mustafë Grainca, gjatë ditës së sotme kanë pritur në një takim edhe përfaqësues të AZHR- Lindje, ku është biseduar lidhur me shumë çështje të rëndësishme.