Kënaqësi e veçantë të vizitoj bashkatdhetarët tanë ndërmarrës në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë, prirë nga kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, sekretari Nexhmedin Veliqi, drejtorin financiar dhe anëtarin e kryesisë, Vllaznim Kelmendi si dhe drejtorin ekzekutiv operativ, Fadil Abdullahu, biznese këto që me punën e përkushtimin e tyre, janë referencë e profesionalizmit në rajonet e shtetet ku veprojnë.
Kemi mirëpritur dhe mirëpresim investimet nga mërgata, duke ofruar gjithë potencialin e nevojshëm, për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.