
Me qëllim që forma e bashkëpunimit të ngritet në nivel institucional, u kërkua nga Kryetari i Komunës që ta përcaktoj një zyrtar i cili konkretisht do të merret me format e bashkëpunimit, në mes Ministrisë së Diasporës dhe Komunës së Ferizajt.
Me këtë rast Komuna e Ferizajt, caktoj zyrtar për bashkëpunim zyrtarin Liridon Jetishin, i cili tash e tutje si punë shtesë do ta ketë edhe formën e bashkëpunimit, ku u përcaktuan edhe kriteret.
U bë e ditur se në një të ardhme të afërt do të organizohen trajnime për këta zyrtarë komunal në mënyrë që të dimë se cilat janë obligimet dhe punët që do ti presin në të ardhmen.
Numri një i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku, kanë pritur në një takim udhëheqësen e Divizionit për Koordinim të Investimeve në Ministrinë e Diasporës, Shukrije Ramadani si dhe Naim Gashin, përfaqësues i po kësaj ministrie.