Kënaqësi e nder i veçantë të mirëpritemi nga udhëheqësi i lartë i Malmös, i deleguari i posaçëm i Kryetarit, z. Anders Rubin, me të cilin ndamë çaste të këndshme bashkëbisedimi, duke i shpalosur potencialin e Ferizajt dhe mirëpritur gatishmërinë e tij, që në ardhmen e afërt, përmes këtyre hapave të parë mes nesh, të bashkëpunojmë në fushën e kulturës e arsimit, duke qenë urë lidhëse mërgata jonë atje në rrjetëzimin e qyteteve tona me nisma e bashkëpunime konkrete.