
Është vlerësuar puna e mirë e sektorit për mirëqenie sociale në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe menaxhimi i mirë i punës në Qendrën për Punë Sociale pas decentralizmit të këtij institucioni nga niveli qendror në nivel komunal.
Të dyja palët janë zotuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në nivel Ministri –Komunë për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve tanë.
Në këtë takim edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni, ka dhënë të mënyrë të detajuar edhe informacione shtesë sa i përket angazhimit, sukseseve dhe sfidave me të cilat po përballet kjo drejtori, duke filluar nga menaxhimi i Qendrës për Punë Sociale, ndarja e subvencioneve për kategoritë në nevojë, bashkëpunimi dhe përkrahja e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe OJQ-ve në fushën e aftësisë së kufizuar dhe të ngjashme.
Gjatë ditës së martë kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në një takim zv.ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Fatmir Shurdhajn . Në këtë takim është diskutuar edhe rreth problemeve sociale në Komunën e Ferizajt.