Ferizajn e vizitoi sot, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Aivo Orav me të cilin bashkëbiseduam mbi rrjedhën politike në vend, rolin e angazhimin e komunave në nisma e projekte me dobi të qytetarëve e poashtu edhe për domosdoshmërinë e heqjes së masave sanksionuese nga BE për Kosovën, mbetja në fuqi të së cilave masa, pamundëson realizimin e projekteve të shumta zhvillimore.