Numrin një i komunës së Ferizajt, përfaqësuesit e LMT-së i ka njoftuar me zhvillimet e fundit në komunën tonë, por edhe për projektet e shumta që po realizohen në Ferizaj. Me këtë rast ai ka theksuar edhe bashkëpunimin e mirë të cilin e ka pasur komuna jonë me KFOR-in amerikan dhe ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.
Ndërsa përfaqësuesit e KFOR-it kanë thënë se bashkëpunimi në asnjë mënyrë nuk do të mungojë mes komunës, por edhe KFOR-it.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, këtë të hënë ka pritur përfaqësues të KFOR-it amerikan ose më saktë përfaqësuesit e LMT-së.