Mirëprita delegacionin nga Klubi i Çiklizmit “Kastrioti” në Ferizaj, prirë nga Kryetari Avni Nuha, ku biseduam mbi bashkëpunimet tona edhe me klubin por edhe me Federatën e Çiklizmit të Kosovës mbi përgatitjet për Lojërat Mesdhetare ku pjesë e saj do të jetë edhe qyteti ynë, gjersa të pranishmëve i sigurova edhe mbështetjen për klubin kampion në rrugëtimin e tyre sportiv.