Mirëprita sot në zyrën time, veprimtarin atdhetar, humanistin, të pasionuarin e artefakteve me vlera kombëtare, bashkëqytetarin tonë të shquar, Musa Emini, bashkë me profesorin e nderuar, Tefik Ajvazi.
Baci Musa, ka përgatitur veprën e tij të radhës të cilën patëm mundësinë ta mbështesim, veprën unike “Simbole të lirisë” ku paraqiten monumentet, lapidarët e ngrehinat e lavdisë dhe përkujtimit të luftës sonë çlirimtare, një kopje të së cilës vepër pata kënaqësinë ta pranoja nga autori.