Mirëprita sot në zyrën time Drejtorin e Departamentit për Zhvillim Territorial dhe Agjendë të Gjelbër nga Zyra e BE-së në Kosovë, z. Olivier Boudart, z. Stefan Mager – Menaxher i projektit të GIZ-it për menaxhimin e mbeturinave me bashkëpunëtorë, ku diskutuam mbi rolin udhëheqës të Ferizajt në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Rajonit tonë, studimet e kryera, analizat e hollësishme dhe infrastruktura ligjore e ndërtuar si rrjedhojë e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, ku shprehëm gatishmërinë e qasjen tonë vullnetplote për të adresuar e marr përsipër obligimet tona institucionale në këtë fushë.