Bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkëmbimi i përvojave më të mira në iniciativat tona arsimore, ishin temat e diskutimit që patëm sot, në vizitën që pata në zyrën time nga z. Woite Giselher – drejtor ekzekutiv i Asociacionit “Loyola-Gymnasium” (ALG) e cila është shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë me lokacion ne Prizren, shoqëruar edhe nga drejtorja e shkollës fillore “Loyola”, znj. Lindita Spaqi, drejtori i Konviktit “Loyola Gymnasium” z. Arianit Çollaku dhe znj. Erbline Kallabaku, zyrtare për fonde, me të cilët ndamë dakordimin tonë për bashkëpunim në këtë fokus interesi për arsimin.