Volejbollistet ferizajase, Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu, ditë më parë u shpallën kampione në Kampionatin e Beach Volley U22 organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës. Yllkën e Melironën, bashkë me trajnerin e tyre Edon Ibrahimi i prita në zyrën time për t’i përgëzuar dhe ofruar mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre sportiv.