Mirëprita në zyrën time mësimdhënësen ferizajase Diana Sylejmani, dy herë të shpallurën studente elitare të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës në nivelin bachelor dhe studenten e dalluar të shpallur në nivelin master, e cila me rezultatet e saj të shkëlqyera studimore, me punën e angazhimin e saj vullnetar në bashkëpunimet që ka pasur Komuna e Ferizajt me Komunën Gravelines në Francë me organizatën Play International, duke qenë e aftësuar në një varg trajnimesh profesionale e tani mësimdhënëse e dalluar, paraqet një vlerë të çmueshme për arsimin ferizajas dhe gjithë shoqërinë.