Mundësitë e rrjetëzimit mes bizneseve ferizajase me bizneset në diasporën shqiptare në Finlandë, investimet e mundshme në Ferizaj, ishin temat e diskutimit sot në takimin që pata me Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve në Diasporë për Finlandë, z. Rinor Hajdini, njëkohshëm anëtar i Kryesisë së Odës Ekonomike në Turku të Finlandës si dhe z. Gazmend Hajdini, anëtar i Rrjetit të bizneseve të diasporës dhe Odës së Mjekësisë në Finlandë, ku u dakorduam që të konsolidojmë raportin tonë bashkëpunues në dobi të ekonomisë vendore.