Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim fituesen e Festivalit ”Kosovarja këndon” Rrezarta Ramadani. Me këtë rast Kryetari Aliu, ka uruar Ramadanin si fituese e këtij festivali.
“Festivali unik, “Kosovarja Këndon”, që në vitet e vështira pati rol emancipimin e gruas e afirmimin e vlerave artistike të saja, shënoi sivjet 49 vjetorin e themelimit. E fituesen e këtij edicioni e prita sot në zyrën time. Rrezarta Ramadani është fituesja e vendit të parë në edicionin e këtij viti të Festivalit “Kosovarja Këndon”.
Rrezartën e urova për çmimin e fituar, duke e inkurajuar të vazhdoj tutje me suksese të reja në rrugën e saj artistike, që padyshim do të ketë edhe mbështetjen tonë”, është shprehur Kryetari Aliu.