Krenari e veçantë për familjen e padyshim edhe për Ferizajn të kemi bashkëqytetaren tonë, Arbenita Sopaj, doktore të filozofisë në shkencat politike në “Kobe University” në Japoni, studime që i mbylli me rezultate të larta për tu angazhuar e shërbyer tashmë me dijen e përvojën e saj në cilësinë e asistentes ekzekutive në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio – Japoni. Kënaqësi e veçantë ta mirëprisja në zyrën time, të ndanim çaste të këndshme bashkëbisedimi dhe t’i ofroj gjithë mbështetjen tonë në synimet e saj.