Kryetari Agim Aliu, ka thënë se mbështetja në asnjë mënyrë nuk do të mungojë për këtë klub, për shkak të sukseseve të vazhdueshme që ka arritur dhe po arrin çdo ditë e më shumë ky klub, por edhe klubet e tjera ferizajase.
“E kam thënë edhe më herët se ne do të tregojmë kujdes të veçantë për ato klube të suksesshme, mirëpo tash do e kemi të vështirë në thonjëza, ta menaxhojmë këtë situatë për faktin se jemi bërë kampion në shumë fusha. Në kuadër të buxhetit për vitin e ardhshme, ne po ashtu i kemi propozuar Kuvendit që të ngritet buxheti për të subvencionuar këto klube dhe gjithsesi viti i ardhshëm do të jetë vit i begatshëm për të gjitha këto kube dhe ne do të vazhdojmë dhe do të jemi në konkurrencë edhe më Prishtinën në mënyrë që të sjellim sa më shumë kupa në Ferizajt “, ka thënë Aliu.
Ndërsa, Kryetari i Federatës së Çiklizmit Avni Nuha, ka thënë se pa përkrahjen e Komunës së Ferizajt, këto suksese nuk do të ishin të mundura.
“ Ne e falënderojmë Kryetarin e Komunës, por edhe Drejtorinë e Sportit sepse dihet se pa kushte dhe pa mjete nuk do të ishin arritur këto rezultatet. Ne në Federatë jemi të kënaqur me klubin e çiklizmit “Kastrioti “, lidhur me rezultatet të cilat janë arritur. Ne mendojmë se vitin e ardhshëm të jemi edhe në arenën ndërkombëtare dhe mendojmë se atje do t’i tregojmë vlerat tona”, tha Nuha.
Klubi i çiklizmit “Kastrioti”, aktualisht ka 12 çiklistë.
Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, këtë të premte ka përgëzuar klubin e çiklistëve “Kastrioti” të Ferizajt për sukseset e arritura këtë vit.