Mirëprita sot, drejtuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, prirë nga U.D Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti si edhe ekipi i specialistëve nga Banka Botërore, Caleb Travis Johnson – TTL – Specialist i Administrimit të Tokës, Selma Ljubijankić – Specialiste e Zhvillimit të Çështjeve Sociale, Richard Baldwin – Specialist i Matjeve Kadastrale, Zdravko Galić – Specialist i Teknologjisë së Informacionit, Alma Šahbaz – Specialiste e Komunikimit, Engji Susuri – Konsulente për Zhvillim Social si dhe ekipin e ekspertëve nga AKK-ja përbërë nga Muzafer Çaka – Koordinator i NJIP/REGIP, Festina Sadiku – Specialiste e GIS-it e Gent Zeqiri – Zyrtar për Komunikim dhe Çështje Sociale me të cilët bashkëbiseduam mbi projektet e përbashkëta fokusuar në emërtimet e rrugëve dhe tabelat me numrat e hyrjeve, ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare si dhe rindërtimi i Kadastrit.