Klubi i Notit “Kastrioti” në Kampionatin e Kosovës në not, mbajtur më 21 dhe 22 dhjetor, garë në pishinë 25m, zuri vendin e parënë kategorinë e pionerëve për meshkuj, ndërsa në plasmanin e përgjithshëm zuri vendin e tretë. Notarët e këtij klubi morën 31 medalje në kategori të ndryshme, prej tyre 21 të arta 7 të argjendta dhe 3 të bronzta duke arritur një sukses të çmuar sportiv në fushën e notit, duke kthyer epitetin dhe Kupën e Kampionëvenë Ferizaj.
Mirëprita drejtuesit dhe notarët e Klubit të Notit “Kastrioti” për t’i uruar për suksesin sportiv dhe për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre sportiv.