“Qatar Charity” është organizatë që i dha shumë Ferizajt, me projekte zhvillimore, me nisma e mbështetje për kategoritë sociale e veçanërisht me investimet kapitale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Kënaqësi të pres sot, drejtorin e kësaj organizate, Esam Dabab, i cili do të kaloj për një periudhe kohore në Turqi e më këtë rast e falënderova në emër të ferizajasve dhe në emër të institucionit të Komunës, për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm e projektet që u realizuan në Ferizaj.