Këtë të martë kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur drejtues dhe sportistë të klubit të çiklizmit "Kastrioti” të Ferizajt, pas fitimit të kupës në nivel të Kosovës. Me këtë rast kryetari Aliu i ka përgëzuar këta të fundit për sukseset e arritura këtë vit. ‘Unë i përgëzoj këta të rinj për sukseset e arritura, Kjo fitore është e rëndësishme për shkak të asaj se Ferizajt, këtë vit i kanë munguar kupat. Në kuadër të draft buxhetit për vitin 2013 kemi vendosur që të subvencionojmë klubet sportive në mënyrë që kupat të rikthehen në Ferizaj”, ka thënë Aliu.
Ndërsa drejtues të këtij klubit kanë premtuar se në të ardhmen do të sjellin edhe suksese të reja në Komunën e Ferizajt. Klubi i çiklistëve “Kastrioti” i Ferizajt, janë pritur nga kryetari i komunës Agim Aliu.