
Në këtë takim janë biseduar çështje të shumta sa i përket qytetit të Carlowit, por edhe Komunës së Ferizajt.”Jemi takuar me kryetarin e Komunës, së Carlowit zoti Eaomn Brophi dhe më zyrtarin më të lartë të këtij qyteti. Ata kishin një mënyrë tjetër të organizimit, por është përafërsisht e ngjashme me tonën dhe kemi diskutuar për çështjet e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave me mundësi të nënshkrimit të një marrëveshje të bashkëpunimit në mënyrë të veçantë për përvojat e tyre që i kanë edhe në qeverisje”, ka thënë Aliu, duke theksuar faktin se bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellët edhe në fusha të tjera. “Bashkëpunimi do të jetë edhe në ndihmë konkrete në fushën e shëndetësisë edhe në fushën e shërbimeve publike, qoftë përmes ndihmave të ndryshme pasi që është shtet i fuqishëm”, është shprehur Aliu.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po mendon që në një të ardhme të afërt të bëjë një marrëveshje bashkëpunimi në partneritet me Universitetin e Prishtinës , ku ka diskutuar edhe me rektorin Ibrahim Gashi që studentët ferizajas që i kryejnë studimet e tyre në Universitetin e Prishtinës, studimet e tyre mund të kryejnë edhe në Institutin e Teknologjisë në Irlandë. “Ishte një institut që kishte mbi 6 mijë student nga 4 anët e botës me programet më bashkëkohore të studimit. E këtu ne kemi takuar presidenten e këtij instituti e kemi takuar kryeshefin e këtij instituti dhe kryetarin e Uninonit të Pavarur të Studentëve, sepse atje mënyra e organizimit ishte ndryshe, ishte vetëm një uninon i studentëve e jo sikur të ne, që janë disa organizata studentore, praktikisht ky ka qenë edhe objektivi jonë kryesor se si të mund të realizohet një marrëveshje bashkëpunimi me student, ose më saktë me i dërgu studentët ferizajas në Institutin teknologjik”, ka potencuar këtë fakt Aliu.
Numri një i komunës së Ferizajt, është takuar edhe e studentët shqiptar që ishin duku studiuar atje, por që janë edhe duku jetuar në Irlandë. Gjatë këtyre takime të dyja palët janë dakorduar që të ecë ky procesese si do të mund të realizohet kjo marrëveshje.
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Carlowit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar këtë qytet në Irlandë.