Në prag të 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down, kryetari Aliu priti në një takim të veçantë përfaqësues të Qendrës PEMA, së bashku me fëmijët Elda, Alesa dhe Adea, të shoqëruar nga prindërit e tyre.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe znj. Blertë Sadriu Jemini, znj. Edonita Brbatovci – këshilluese psikosociale, si dhe znj. Erza Shabani, me të cilat u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm rreth mundësive të bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve për personat me sindromën Down, me fokus të veçantë tek fëmijët.
Gjatë takimit u realizua edhe aktiviteti simbolik “Çelësi i Bashkëpunimit”, si shenjë e përkushtimit të ndërsjellë për të forcuar mbështetjen dhe përfshirjen sociale të kësaj kategorie në komunitet.