Në vizitën zyrtare që po zhvillojmë me bashkëpunëtorë në Republikën e Turqisë, takuam sot, drejtuesit e Odës Ekonomike të Rajonit të Samsunit, për t’i hedhur hapat e parë dhe hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve në Ferizaj nga biznese të këtij rajoni, të dalluar për potencialin e zhvillimin e hovshëm ekonomik.