Gjatë vizitës në Malin e Zi, u mirëpritëm nga Kryetari i Komunës së Tivarit dhe njëkohësisht kryetari i NALAS-it z. Dušan Raičević, ku diskutuam mbi bashkëpunimin mes komunave tona, përvojat mbi menaxhimin sektorial në nivelin lokal, si në fushën e planifikimit urban e të mbeturinave po kështu edhe në segmente të tjera të qeverisjes lokale, të cilat do të shërbejnë për avancimin e përvojave të mira e modeleve të funksionimit në qeverisjen lokale në vendin tonë.