Kënaqësi e nder njëkohësisht, të pritemi nga Presidenti i Izraelit, Shkëlqësia e Tij, Isaac Herzog si dhe Kryetari i Jerusalemit, Moshe Lion, ku patëm rastin të bashkëbisedojmë dhe t’i njoftojmë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë. Në këtë vizitë zyrtare, si pjesëmarrës të konferencës ndërkombëtare, diskutuam mbi sfidat lokale në rrafsh ndërkombëtar e shkëmbyem përvoja e ide mes komunave nga mbarë bota.