Nder i veçantë të jem pjesë e panelit diskutues duke përfaqësuar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Komunën e Ferizajt, me drejtues të autoriteteve institucionale në Dijon të Francës ku shpalosa edhe projektin që kemi nënshkruar së fundmi me komunën franceze Gravelines, me mbështetje të Ambasadës së Francës në Kosovë, përmes organizatës “Play International”, ku do të trajnohen të rinj e mësimdhënës ferizajas që të sigurojnë gjithë përfshirjen në aktivitete sportive të personave me nevoja të veçanta, dije e certifikuar ndërkombëtarisht, për t’i hapur rrugë vajtjes të të rinjve ferizajas atje e ardhjes të të rinjve francezë në Ferizaj, hap i parë drejt një shkëmbimi idesh e nismash, si dhe rrjetëzimi më të madh mes njëri-tjetrit.