Kënaqësi e veçantë që bashkë me Nënkryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti dhe drejtorin ekzekutiv, Sazan Ibrahimi të jemi të ftuar të marrim pjesë në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që po mbahen në Strasbourg, një mundësi kjo që për shumë tema të nivelit lokal, të marrim përvojat e praktikat më të mira, për t’i aplikuar ato në nivelin komunal të Republikës së Kosovës dhe patjetër për tu rrjetëzuar e bashkëpunuar në të ardhmen me mekanizmat homologe ndërkombëtare të pushtetit lokal.