Këtë të premte Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit dhe gradimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.
Në ceremoninë e gradimit të kadetëve, morën pjesë edhe Ministri i FSK-së Agim Çeku, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati si dhe
Ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së, atashe ushtarak, oficerët të lartë të FSK-së, të KFOR-it, familjarë të kadetëve dhe mysafirë të tjerë.
Me fjalime para të pranishmëve janë paraqitur Ministri Agim Çeku si dhe Komandanti i FSK-së .
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit dhe gradimin e kadetëve të FSK-së.