Kujtojmë sot në përvjetorin e 27-të të Masakrës, martirët e Reçakut, homazh për sakrificën për liri e kërkesë gjithëpopullore për drejtësi.
Në Reçak, shteti serb me ushtrinë e policinë gjakatare, kreu gjenocid, një nga masakrat më të llahtarshme mbi popullatën e pafajshme civile, pa kursyer të moshuarit e fëmijët, gratë e burrat e këtij fshati.
Liria e Kosovës erdhi me gjak dëshmorësh e martirësh, me luftën e luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me aleatët tonë ndërkombëtar në Paktin NATO, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot e sa të jetë jeta, nderim Dëshmorëve të Kombit, martirëve të lirisë, luftëtarëve të lirisë, mirënjohje përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadorit të OSBE-së, Ëilliam Ëalker që i shpalosën botës së civilizuar, këtë gjenocid, këtë krim makabër që kreu Serbia, për t’i dhënë më pas, kthesë vendimtare luftës për lirinë e Kosovës.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi martirëve të Reçakut!
Lavdi të rënëve për liri!