Mediat lokale kanë pasur dhe do ta kenë vazhdueshëm përkrahjen e qeverisjes lokale. Kjo e gjitha në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve. E tillë ishte edhe RTV Festina, që për dy dekada, rrugëtoi bashkë me rrjedhën e zhvillimeve në Ferizaj e më gjerë.
Në jubileun e 20-të të RTV Festina, pronari i saj, Besnik Berisha i ndau mirënjohje të parit të Ferizajt, Agim Aliu për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për RTV Festina.
Kryetari Aliu, falënderues për gjestin mirënjohës, tha se kjo media ka dhënë kontribut të çmueshëm tash e dy dekada, në sferat e ndryshme shoqërore që ka trajtuar si medium përgjatë harkut kohor 20 vjeçar.