Kënaqësi e veçantë të mirëpres 5 studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të zgjedhura Ambasadore të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC Ambassadors), bashkë me Rektorin e USHAF-it, Agron Bajraktari dhe Prorektorin Flamur Salihu si dhe zyrtaret e MAPL-së të ngarkuara me këtë projekt, Samire Jaha e Albertina Binaku ku bashkëbiseduam e ofruam gjithë gatishmërinë tonë të bashkëpunimit në këtë nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe të forcojë bashkëpunimin lokal në hartimin e ideve për projekte të përbashkëta ndërkufitare, identifikimin e mundësive për bashkëpunim, si dhe në informimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe organizatave lokale.