Mirëprita sot në zyrën time, vogëlushin Amar Shabani, nxënës i shkollës “Jeronim de Rada”, talent i muzikës i shpërblyer me çmime të shumta brenda e jashtë vendit. Amari dashurinë e tij për muzikë e shfaqi që 2 vjeç gjersa në moshën 6 vjeçare mori vendin e parë në “Diamond Fest” në kategorinë junior, pa u ndalur me sukseset e tij si në festivalet mbarëkombëtare në Tetovë, Kumanovë, Strugë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj etj, ku u shpërblye me shumë çmime si çmimet e para, performanca më e mirë, çmimet e publikut, çmimet paraqitja më e mirë etj.
Amari ka talent edhe pianon, ku vijon mësimet në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” e gjithashtu talenti i tij është edhe karateja e noti ku bënë pjesë në klubin e karatesë “Lybeteni” dhe Klubin e Notit “Swimming School Fatoni”.
Mes 6 këngëve që ka lansuar Amari, si “Super talent”, “Festa ime”, “Spiderman”, “Lazdrani” e të tjera e veçantë mbetet kënga e tij kushtuar Ferizajt – “Qyteti im Ferizaj”. Amari gjithashtu është zgjedhur “Vizitori i Ditës” në Muzeumin e Krujës ku performoj live këngën e Skënderbeut, vlera këto që bëjnë krenarë gjithë familjen dhe Ferizajn natyrisht.