Këto ditë, në vizitë zyrtare në Francë në kuadër të bashkëpunimit për projektin “Nga Ferizaj në Gravelines- përfshirja dhe bashkëjetesa përmes sportit” mes Ferizajt e Gravelines në Francë, ku bashkë me këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë, z. Donato Giuliani, takuam Nënkryetaren e Lille, znj. Marie Pierre Bresson dhe drejtoren e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, znj. Frédérique Duversin, ku shprehëm falënderimin edhe për kryetaren e Lille, znj. Martine Aubry, për mbështetjen dhënë kësaj nisme e ku qëllimi ynë është ta fuqizojmë akoma më tej bashkëpunimin e ndërveprimin tonë në dobi të kulturës, sportit dhe të rinjve të dy vendeve.