Në vizitën në Francë, në darkë pune bashkë me këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë, z. Donato Giuliani, përfaqësuesit e organizatës Play International, takuam kryetarin e Komunës Gravelines, z. Bertrand Ringot shoqëruar nga nënkryetari dhe bashkëpunëtorët, ku vumë firmat për certifikimin e të rinjve në projektin e përbashkët e me të cilët poashtu ndamë momente të këndshme bisede njohëse për qytetet që përfaqësojmë, projektin që na bashkon e mundësitë që në të ardhmen të rrisim bashkëpunimin në fushën e sportit dhe veprimtarive kulturore mes nesh.