
Në këtë takim u njoftua se ky këshill ka zgjedhur edhe kryetarin e saj, i cili është arkitekti i mirënjohur ferizajas, Arsim Murseli.
Kryetari Aliu përshëndeti iniciativën e këtij mekanizmi konsultativ duke u shprehur se “dorëzohem para profesionistëve dhe zgjidhjeve që ata propozojnë për planifikim urban në territorin e komunës sonë”. Ndërkaq drejtori Aliu u shpreh optimist se më një grup të tillë ekspertësh, do t’ia dalin të kenë një pasqyrë të saktë të gjendjes me planifikimin urban në Komunën e Ferizajt dhe se iniciativa e tillë do t’i shërbej vendimarrjes lokale për vendime të drejta e profesionale.
Formimi i këtij këshilli ishte zotim i kryetarit Aliu i cili ditëve të fundit ka filluar të operacionalizoj veprimet e saja me takime, propozime dhe vërejtje profesionale të cilat do të zbatohen lidhur me planifikim urban në Komunën e Ferizajt.