Sot, nisa ditën me humanistin shembullor, patriotin me gjithë kuptimin e fjalës, feniksin e shpresës për nevojtarët që me dekada i dha e asgjë nuk i mori shoqërisë, Milaim Jashari – Xha Lumi. Ai më uroi për mandatin e ri dhe më njoftoi se ai personalisht ka mbyllur aktivitetin e tij dekadësh, krenar që bëri me shtëpi qindra familje, gëzoi zemrat e mijëra bashkëqytetarëve e iu gjend pranë me ndihmë kurdoherë, për të cilat vepra e falënderova përzemërsisht e për të cilat rezervoj jo vetëm unë por e gjithë shoqëria, respektin më fisnik.