Bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica mirëpritëm sot, drejtorin e projekteve e programeve zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, basketbollistin e mirënjohur, Granit Rugova, i cili është edhe anëtar i organizatës ACES (European Capitals and Cities of Sport Federation) ku Ferizaj me punët e projektet e tij sportive do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit” duke promovuar me shembullin e qytetit tonë, rëndësinë e aktivitetit fizik, përfshirjen sociale përmes sportit dhe politikat e shëndetshme sportive në nivel lokal e posaçërisht aktivizimin e promovimin e basketbollit në qytetin tonë përmes shkollës së basketbollit e klubeve sportive garuese në gara profesionale.