
Në anën tjetër, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i falënderoi për vizitën e sotme dhe i siguroi mbështetjen e ekzekutivit komunal për projektet e kësaj organizatë dhe kërkesat e prindërve të fëmijëve me Sindromën Down.
Më tutje, kryetari Aliu shprehu vendosmërinë e ekzekutivit komunal për promovimin e kujdesit social dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, përkatësisht organizatat e tilla komunitare.