Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i është kthyer edhe njëherë agjendës së vizitave të fundit të zhvilluara në disa shtete, si reagim ndaj disa kualifikimeve të kreut të Lidhjes Demokratike të Ferizajt, lidhur me mungesën e transparencën financiare, përfshirë qëllimin dhe efektet, duke mos lënë anash edhe përbërjen e delegacioneve që sipas tyre kanë qenë njëpartiake.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu, në mënyrë kronologjike ka përshkruar vizitat në Turqi, Itali dhe Zvicër, duke thënë se të gjitha vizitat kanë qenë të karakterit zyrtar dhe se për asnjë moment nuk ka pasur shmangie nga agjenda e përcaktuar. Ai i ka hedhur si të pabazë zërat, se gjatë këtyre vizitave ka pasur shpenzime enorme të parasë publike. Aliu, ka thënë se ato janë shpenzime që parashihen në mënyrë strikte me anë të kornizave ligjore të menagjimit të financave publike."Vizitat që mbulohen nga të tjerët nuk bëjnë shpenzime."ka thënë Aliu.
Duke u ndalur te përbërja e delegacioneve, kryetari Aliu, ka thënë se agjenda e vizitave e përcakton përbërjen e delegacioneve, duke mos e përjashtuar mundësinë që në to të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës, por edhe të shoqërisë civile. "Neve nuk na pengon prezenca e askujt. E kam thënë edhe herën e kaluar që ne do të shikojmë mundësinë e prezencës së mediave, se është në interesin e publikut të ketë edhe prezencë të mediave dhe të opozitës. Nuk kemi çfarë të fshehim nga kjo, përkundrazi është krejtë e kundërta, ne dëshirojmë të tregojmë se çfarë në të vërtetë po ndodhë me këto vizita, sepse është interes edhe i opozitës edhe i yni, por edhe i qytetarëve që të njoftohen me rezulatatet e këtyre vizitave " ka shtuar Aliu, i cili thotë se efektet e tyre do shihen më vonë, duke mos përjashtuar edhe vizita kthyese nga qytetet e shumta që janë vizituar në funksion të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit. "Ne takimet e ardhshme nuk na pengon që të jenë pjesë e delegacioneve, në fakt edhe ka pasë gjatë vizitave të ndryshme, fjala bie kur kanë diskutuar rregulloren për barazi gjinore, kanë qenë përfaqësuesit e të gjitha partive që janë në Kuvend" ka nënvizuar Aliu.
Për më tepër, ka pasur raste kur agjenda është përcaktuar nga organziatorët. Lidhur me këtë kryetari Aliu, ka vënë në dukje se vizitat e tilla e përcaktojnë edhe nivelin e përfaqësimit në ato takime."Vizita në Stamboll ka qenë e përcaktuar nga Un-Habitat-i dhe kanë qenë vetëm kryetarët e komunave dhe askush tjetër. Në Itali është dashtë të jetë edhe drejtori i Arsimit për faktin se çështja ka pasë të bëjë me arsimin, apo në Zvicër ku është diskutuar për çështjet urbane, sociale dhe shëndetësore" ka theksuar Aliu.
Institucionet komunale gjithmon kanë qenë pro raporteve me shkrim, për të cilat duhet një kohë për përgaditjen e tyre."Janë raporte që përgaditet në kuadër të raporteve vjetore dhe në kuadër të raporteve mbi ecurinë financiare.Ne jemi të obliguar sipas ligjit ti bëjmë në kohën e duhur " ka potencuar Aliu.
Komuna e Ferizajt, komunikimin me qytetin e Ternit të Italisë do ta bëjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë e jo përmes një zyreje ndërlidhëse siç po kërkon LDK-ja e cila do t’i rriste shpenzimet."Po kërkohet diçka që kushton edhe më shumë nga ata që po po kërkojën ti ulin shpenzimet.Krijimi i zyres do të krijoj mundësi që të ketë shpenzime edhe më larta.Ne jemi përcaktuar që komunikim ta bëjmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, përmes Drejtorisë së Arsimit, studentëve dhe kordinatorëve tanë që i kemi në qytetin e Ternit; ka thënë kryetari, Agim Aliu.
Ndryshe, për kreun e Ferizajt nuk përbën shqetësim që kjo çështje të ngritet në institucionin e Kuvendit Komunal nga opozita, për faktin se të gjitha vizita janë bërë në funksion të bashkëpunimit dhe në inters të komunës dhe qytetarëve të saj.
Aliu: Vizitat jashtë shtetit kanë qenë transparente dhe kanë qenë në funksion të bashkëpunimit.