Procesi për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urban, i shpallur nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është zhvilluar konform rregullores për bashkëpunim të komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane është zhvilluar normalisht.
Kryetar i fshatit Bibaj është zgjedhur Faton Haxhisalihu, në fshatin Nekodim kryetar është zgjedhur Naim Matoshi, në fshatin Slivove është zgjedhur Ruzhdi Sadriu, në fshatin Koshare Sadik Qerimi, në fshatin Bablak Naim Nuhaj, ndërsa në fshatin Talinovc i Jerlive, kryetar është zgjedhur Visar Islami.